image Ministrja Hajdari: Ndërmarrjet publike janë në rrezik- anëtarët e bordeve janë partiak, janë edhe të LDK-së

Kosovë

Kuvendi/ Ministrja Hajdari: Ndërmarrjet publike janë në rrezik- anëtarët e bordeve janë partiak, janë edhe të LDK-së

news image

Ministrja e Ekonomisë, Rozeta Hajdari, në foltoren e kuvendit tha se qeveria Kurti ka gjetur gjendje të mjerueshme të ndërmarrjeve publike si dhe borde me anëtarë partiak nga LDK, PDK, AAK e të tjera.

“Ndërmarrjet i kemi gjetur në humbje, në mjerim, shumë ndërmarrje janë në gjendje vetëm të kërkojnë subvencione”, u shpreh Hajdari.

Ajo theksoi gjithashtu që po emërojnë borde të reja pasi që ato të deritanishme ishin të mbushur me anëtarë partiak.

“Këto borde që i kemi trashëguar, shumica e anëtarëve të bordeve, janë partiak, janë LDK, AAK, PDK e të tjera, ne po emërojmë borde të reja”, tha ajo.

Ndërkaq sipas saj, ndërmarrjet publike, janë në rrezik të sjellin furnizimin me ujë, janë në rrezik të sjellin rrymën dhe shërbimet e transportit./ Gazeta Sinjali/