Anna Lührmann, ministrja gjermane për Klimë dhe Evropë, ka thënë se vendimi për liberalizimin e vizave për Kosovën do të duhej të merrej moti.
Lührmann ka thënë se Gjermania është në anën e Kosovës, për këtë temë.
“E para është që e kuptoj shumë mirë padurimin dhe frustrimin tuaj. Vendimi është dashur të merrej shumë moti, pasi që të gjitha kushtet teknike janë përmbushur. Mund t’ju them se jemi në anën tuaj, dhe po provojmë që ta shtyjmë këtë çështje sa më shpejt që mundemi”, ka thënë fillimisht ajo.
Më tutje, Lührmann ka thënë se nuk mund të japë premtime se kur do të ndodhë ky proces, por që po punojnë shumë në këtë aspekt. Teksa, ka deklaruar se sistemi ETIAS nuk duhej të ndërlidhej me vendimin për liberalizimin e vizave për Kosovën.
“Po, po. Mendoj se ky sistem nuk duhet të lidhet me procesin e liberalizimit të vizave për Kosovën. Ky është pozicioni ynë.“, ka deklaruar ajo në Prime Time.