image Ministrja Gjermane: Është herët për të thënë nëse sulmi i Ukrainës është pikë kthese në luftën me Rusinë

Botë

Ministrja Gjermane: Është herët për të thënë nëse sulmi i Ukrainës është pikë kthese në luftën me Rusinë

news image

Ministrja gjermane e Mbrojtjes, Christine Lambrecht këtë të mërkurë ka thënë se është shumë herët për të thënë nëse përparimet territoriale të Ukrainës në ditët e fundit shënojnë kthesë në luftën me Rusinë.

 “Kjo është e vështirë të vlerësohet, sepse ne nuk e dimë se si do të reagojnë rusët tani”, tha ministrja Lambrecht për agjencinë Reuters në një intervistë në ministrinë e mbrojtjes në Berlin.

“Por është padyshim një sukses i jashtëzakonshëm që do të kontribuojë në destabilizimin e Rusisë,” shtoi ajo, duke folur për një dobësim të ushtrisë ruse.

Forcat Ruse kanë pësuar një disfatë të papritur këtë muaj pasi që trupat Ukrainase kanë bërë Një goditje të shpejtë në rajonin verilindor të Kharkiv, duke i detyruar ushtarët rus të tërhiqeshin menjëherë.

Presidenti Ukrainas thotë se ushtria e tij ka arritur të çlirojë rreth 8.000 km territor deri më tani vetëm në këtë muaj.

Agjencia Reuters nuk ishte në gjendje të verifikonte menjëherë shtrirjen e plotë të sukseseve në fushën e betejës të pretenduara nga Ukraina.

“Kjo dëshmon se forcat ukrainase janë pozicionuar shumë mirë taktikisht dhe se janë të afta të zmbrapsin sulmet (në një mënyrë) që jo shumë e kishin menduar,” tha zonja Lambrecht.

Ukraina i ka kërkuar Berlinit prej muajsh që të furnizojë Kievin me më shumë armë të rënda dhe të fillojë të dërgojë gjithashtu tanke moderne perëndimore, një kërkesë që kancelari gjerman Olaf Scholz e ka refuzuar vazhdimisht. /Gazeta Sinjali/