Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ka bërë një tjetër lëshim në rrjetet sociale, kësaj radhe në Facebook.
Ajo i ka prezantuar si të Podujevës, kandidatët për Kuvend të Komunës së Mitrovicës.
“Më 17 tetor kurorëzohet vullneti i shprehur për ndryshim më 14 shkurt. Këta janë kandidatët e Listës Guxo në Besianë/Podujevë”, ka shkruar ajo, derisa në postim janë fotografitë e kandidatëve për Asamble në Mitrovicë.
Kryediplomatja Gërvalla njihet për lëshime të tilla në postimet e saj në rrjete sociale, sidomos në Twitter./Gazeta Sinjali/