image Ministrja e Shëndetësisë në Cyrih: Të pavaksinuarit nuk duhet të shtrohen në spital

Evropë

Ministrja e Shëndetësisë në Cyrih: Të pavaksinuarit nuk duhet të shtrohen në spital

news image

“Kushdo që kundërshton vaksinimin, duhet të plotësojë një formular që konfirmon se nuk duan të shtrohen në spital nëse marrin Covid”, tha shefja e shëndetit kantonal, Natalie Rickli, për gazetën Tages-Anzeiger.

Ajo shtoi se një lëvizje e tillë “do të ishte në përputhje” me besimet e antivaksinarëve.

Vaksinat zvogëlojnë rrezikun nga “koronavirusi i gjatë”, përcjell albinfo.ch.

Sugjerimi është i ngjashëm me atë të paraqitur më 23 gusht nga homologu i Rickli në Gjenevë, Mauro Poggia, i cili tha se njerëzit që refuzojnë vaksinën dhe infektohen me koronavirus, duhet të paguajnë të paktën një pjesë të kostove të shtrimit në spital.

/Gazeta Sinjali/