Ministrja e Jashtme gjermane Alena Berbock këtë të hënë është takuar me homologun e saj ukrainas Dmitry Kuleba, ku ka deklaruar se tensionet në rritje me Rusinë për Ukrainën mund të zgjidhen përmes diplomacisë.
Ajo deklaroi se agresionet e Rusisë ndaj Ukrainës do të kenë një çmim të lartë.
“Çdo agresion i mëtejshëm do të ketë një çmim të lartë për Rusinë ekonomikisht, strategjikisht dhe politikisht. Diplomacia është e vetmja rrugë”, ka thënë Burbok.
Bisedimet për vendosjen e dhjetëra mijëra trupave ruse përgjatë kufirit të Ukrainës midis Shteteve të Bashkuara, aleatëve evropianë dhe Rusisë arritën në një ngërç javën e kaluar.
Ndërkohë kujtojmë se një sulm kibernetik që synon Ukrainën ka shkaktuar tensione të mëtejshme.