Ministrja e Financave, Hykmete Bajrami në seancën e sotme ku pritet të votohet buxheti i vitit 2021, ju ka bërë thirrje deputetëve ta votojnë këtë Projektligj në mënyrë që të mos bllokohet institucionet e vendit, shkruan Gazeta Sinjali.
“Ky projektbuxhet po votohet dhe po kërkohet të votohet në mënyrë që të mos bllokohet institucionet e vendit, në mënyrë që jeta të vazhdojë. Përgaditja e Projektbuxhetit, të hyrat dhe shpenzimet janë dakordu kur e kemi dërgu në Kuvend me Fondin Monetar Ndërkombëtar dhe me Banken Botrore. Ky buxhet është njëri nga instrumentet kyçe që të arrijnë ta kthejmë këtë siguri ekonomike më shumë se 5 % qysh në vitin e parë”, ka thënë Bajrami.
Bajrami ka thënë se të hyrat buxhetore këtë vit janë 1.9 miliardë euro, më shumë se 5 % krahasuar me buxhetin e vitit 2020. Ndërkohë shpenzimet janë planifikuar të jenë 2 miliardë e 400 e 12 milion euro.
Ajo tutje ka shtuar se, nëse nuk votohet ky Projektbuxhet, atëherë Kosova nuk do jetë në gjendje as ta blejë vaksinën antiCOVID, as t’i paguajë shtesat për mjekët as për policët.
“Të hyrat buxhetore janë 1.9 miliardë euro, më shumë se 5 % krahasuar me buxhetin e vitit 2020. Ndërkohë shpenzimet janë planifikuar të jenë 2 miliardë e 400 e 12 milion euro. Ne nuk do jem në gjendje as ta blejmë vaksinën as t’i paguajmë shtesat për mjekët as për policët, andaj ju bëj thirrje deputetëve ta votojnë këtë Projektligj”, ka thënë ndër të tjera Bajrami/Gazeta Sinjali/