image Ministrja e Ekonomisë thërret konferencë të jashtëzakonshme

Kosovë

Njoftim/ Ministrja e Ekonomisë thërret konferencë të jashtëzakonshme

news image

Ministrja e Ekonomisë, Rozeta Hajdari ka thirrur konferencë për media sot në orën 13:00.

Këtë e ka bërë të ditur Ministria e Ekonomisë përmes një njoftimi për media.

“Ju njoftojmë se sot ministrja e Ekonomisë, Punësimit, Tregtisë, Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Investimeve Strategjike, Rozeta Hajdari, do të mbajë konferencë për media në ora 13:00”, thuhet në njoftim.

Burime të Gazetës Sinjali brenda komunitetit të biznesit kanë bërë të ditur se ministrja Hajdari aktualisht është duke zhvilluar takim me bizneset.

Kujtojmë se kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi, dje ka njoftuar se OEK bashkë me qeverinë kanë harmonizuar disa vendime emergjente që priten të miratohen sot:

Këto janë vendimet:

– Të shtyhen të gjitha raportimet financiare, së paku deri më 30 Prill 2020;

– Rekomandohet BQK-ja të merr vendim, në bashkëpunim me bankat komerciale, që të prolongon obligimet kreditore të klientëve, deri më 30 Prill 2020;

– Të shtyhen të gjitha obligimet për pagesë të shërbimeve publike, deri më 30 Prill 2020;

– Të lehtësohet në maksimum qarkullimi i lirë i mallrave;

– Bizneset që nuk e kanë të ndaluar veprimtarinë, pra ato që nuk hyjnë në kategorinë e kafeve, bareve, restoraneve, qendrave tregtare, duhet të vazhdojnë punën normalisht, me masa preventive për shëndetin e punëtorëve;

– Së shpejti do të propozojmë plan të qartë për mbështetje financiare, sidomos për NVM-të.

*të gjitha mund të ndryshohen, varësisht nga kohëzgjatja e masave për COVID-19./Gazeta Sinjali/