Ministrja e Ekonomisë, Punësimit, Tregtisë, Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Investimeve Strategjike (MEPTINIS), Rozeta Hajdari, do të mbajë konferencë për media sot në orën 11:00.
Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi për media, transmeton Gazeta Sinjali.
“Ministrja e Ekonomisë, Punësimit, Tregtisë, Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Investimeve Strategjike (MEPTINIS), Rozeta Hajdari, mban konferencë për medie rreth shpjegimeve për urdhëresën e re për bizneset sa i përket trajtimit të situatës nga Coronavirusi, si dhe për heqjen e tarifës për lëndën e parë nga BiH dhe Serbia”, thuhet në njoftim.
Në Kosovë deri më tani janë konfirmuar 24 raste me koronavirus./Gazeta Sinjali/