image Ministrja e Drejtësisë takohet me shefin e Zyrës Dimplomatike të Belgjikës

Kosovë

Politikë/ Ministrja e Drejtësisë takohet me shefin e Zyrës Dimplomatike të Belgjikës

news image

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu , sot u takua me shefin e Zyrës Diplomatike të Belgjikës, Jean-Louis Servais dhe përfaqësues të këtij misioni.

Me këtë rast, Haxhiu dhe Servais diskutuan për bashkëpunimin mes Kosovës dhe Belgjikës në fushën e drejtësisë, veçanërisht koordinimin e aktiviteteve në luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit.

“Haxhiu po ashtu njoftoi Servais për prioritetet e Ministrisë së Drejtësisë sa i përket sundimit të ligjit duke theksuar rëndësinë e shtetit të së drejtës dhe hapat që duhet merren sa më parë”, thuhet në komunikatën e ministrisë.

Ndërsa shefi i zyrës diplomatike të Belgjikës në Kosovë, Jean Louis Servais, njoftohet se e uroi ministren Haxhiu për detyrën e re ndërsa e falënderoi për gatishmërinë e bashkëpunimit në mes dy vendeve.

“Servais tha se Mbretëria e Belgjikës edhe në të ardhmen do të vazhdojnë të përkrah Republikën e Kosovës, në avancimin e mëtejmë të proceseve që kanë të bëjnë me sundimin e ligjit”, thuhet në njoftimin e ministrisë./Gazeta Sinjali/