image Ministrja e Drejtësisë paralajmëron draftin e parë të vetingut në qershor

Drejtësi

Ministrja e Drejtësisë paralajmëron draftin e parë të vetingut në qershor

news image

Vetingu në sistemin e drejtësisë po shihet të jetë i domosdoshëm që të ndodhë në Kosovë. Ky proces po konsiderohet esencial për pastrimin e tërë sistemit të drejtësisë dhe “ç’kapjen e shtetit”. Ndërkaq, ekspertët e angazhuar nga qeveria Kurti për draftimin e skenarëve për procesin e vetingut do të japin propozimet e para në muajin qershor.

Ministrja në detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, thotë se vetingu nuk do të jetë hakmarrje ndaj askujt.

Sipas saj, vetingu nuk duhet t’u pengojë gjyqtarëve dhe as prokurorëve sepse është interes nacional.

“Në fund të qershorit vetëm na sjellin një draft të parë sa i përket çështjes së vetingut. Ky është një proces i rëndësishëm… procesi i vetingut nuk është hakmarrje për askënd, i njëjti ka për qëllim të kthej besimin e qytetarëve në institucionet e drejtësisë. I njëjti do të fokusohet të paktën tri elemente. Një integriteti moral, gjithë ne zyrtarët publik, përfshirë këtu edhe gjyqtarët dhe prokurorët e kanë obligim që gjatë punës së tyre të kenë integritet moral. Po ashtu, profesional dhe verifikim të pasurisë së tyre. Prandaj nuk e di se pse disa në sistem po iu pengon dikujt, sepse është interes nacional”, thotë Haxhiu./Gazeta Sinjali/