image Ministrja e Drejtësisë i reagon Kadri Veselit: Rri larg rastit të Astrit Deharit

Kosovë

Deklaratë/ Ministrja e Drejtësisë i reagon Kadri Veselit: Rri larg rastit të Astrit Deharit

news image

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka vizituar qendrën e paraburgimit në Prizren në të cilën kishte humbur jetën aktivisti i Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Dehari.

Pas vizitës që zhvilloi, Haxhiu është prononcuar për media, ku ndër të tjera ka kërkuar nga ish-kreparlamentari Kadri Veseli, që të rrijë larg rastit Dehari.

Kadri Veseli në një deklaratë gjatë seancës për votimin e Qeverisë Kurti iu kishte drejtuar kryeministrit Albin Kurtit se “do të flasim edhe për vrasjen e Astrit Deharit, me emrin e të cilit keni abuzuar”.

Për vizitën e Haxhiut ka njoftuar edhe Lëvizja Vetëvendosje, në njoftim e tyre thuhet se “familja, aktivistët dhe shokët e Astritit presin drejtësi për këtë rast”./Gazeta Sinjali/