image Ministrja e Drejtësisë e thelluar në kredi dhe gjithë pasuria në emër të burrit

Kosovë

Pasuri/ Ministrja e Drejtësisë e thelluar në kredi dhe gjithë pasuria në emër të burrit

news image

Ministrja e re e Drejtësisë në Qeverinë Kurti, Albulena Haxhiu, është e thelluar në kredi si dhe nuk ka asnjë pronë në emër të saj – të gjitha janë në emër të bashkëshortit të saj.

Në deklarimet e pasurisë që ka bërë vitin e kaluar, ministrja e Drejtësisë nuk qëndron edhe keq financiarisht, ani pse ka dy kredi në emër të saj.

Haxhiu ka deklaruar se ka kredi në bankë në vlerë deri 19 mijë euro, ndërsa nuk ka kursime në xhirollogarinë e saj. Kjo do të thotë se ministrja e Drejtësisë është e thelluar në borxhe dhe pa të holla në bankë.

Në regjistrin për deklarimin e pasurisë, Haxhiu ka deklaruar një banesë në vlerë 60 mijë euro dhe një tokë që kushton 12 mijë e 500 euro, por thotë se janë në pronësi të bashkëshortit.

Derisa, ka deklaruar një veturë si pasuri të luajtshme, që thotë se e ka blerë nga një kredi që ka vlerën e 6 mijë eurove, e cila po ashtu është në pronësi të bashkëshortit.

Ndryshe, Albulena nuk ka deklaruar se ka pasuri personale, të gjitha janë në emër të bashkëshortit të saj.

Gjatë pranimit të postit, Haxhiu u zotua se do të bashkëpunojë ngushtë me Kuvendin e Kosovës, konkretisht me Komisionin për Legjislacion, me shoqërinë civile dhe se do të jetë transparente ndaj mediave./Gazeta Sinjali/