Ministrja e Arsimit, Hykmete Bajrami ka thënë se mësimi në distancë do të fillojë në lëndët gjuhë shqipe dhe matematikë.
Bajrami në një konferencë për media tha se mësimi do të transmetohet në dy kanale për klasën e parë deri në klasën e pestë.
“Dua të njoftoj nxënësit, mësimëdhënësit dhe qytetarët se që nga nesër fillon mësimi në distancë në lëndët gjuhë shqipe dhe matematikë për klasat 1 deri 5, mësim ky që do të transmetohet në RTK1 dhe RTK4”, ka deklaruar Bajrami.
Tutje ajo sqaroi se mësimet që transmetohen në RTK, do të jenë në disponim gjatë gjithë kohës në platforma online.
“Jemi duke punuar në dy platfoma, në njërën do t’i vëm në disponim të gjitha xhirimet që do të transmetohen fillimisht në RTK, dhe do të jenë të disponueshme aty gjatë gjithë kohës për nxënësit dhe mësimdhënësit. Dhe një platform tjetër ku do të vëm në disponim përmbajtje të tjera si mësim alternativ, të ofruara këto nga operatorët privat dhe në gjuhë të ndryshme”, ka deklaruar Bajrami./Gazeta Sinjali/