image Ministrja e Arsimit pajtohet me nxënësit që cilësia është e dobët në arsim

Arsim

Ministrja e Arsimit pajtohet me nxënësit që cilësia është e dobët në arsim

news image

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka thënë se pajtohet me ankesën e nxënësve për cilësinë e arsimit në shkolla.

Nagavci po ashtu tha se i gëzohet aktivizmit të tyre, të cilët sot mbajtën një protestë në Prishtinë ku shpalosën kërkesat e tyre për përmirësim të gjendjes së arsimit.

Ndajmë shqetësimin plotësisht legjitim të shprehur nga nxënësit për gjendjen në sistemin e arsimit! Prandaj, angazhimi ditor në Ministrinë tonë ka në qendër të vëmendjes përmirësimin e cilësisë, që përpos angazhimit kërkon edhe kohë dhe durim“, ka thënë Nagavci.

Tutje ajo shtoi se “MASHTI veçse ka dëshmuar, me një numër të madh takimesh e marrëveshjesh bashkëpunimi të nënshkruara, që është i hapur për bashkëbisedim e bashkëpunim me të gjitha palët me interes për ndërmarrjen e hapave konkret për ndryshimin e gjendjes në arsim”, ka shkruar Nagavci.

/GazetaSinjali/