image Ministrja Bajrami tregon se ku duhet të drejtoheni nëse keni pranuar mesazh se nuk jeni përfitues i 130 eurove

Financa

Ministrja Bajrami tregon se ku duhet të drejtoheni nëse keni pranuar mesazh se nuk jeni përfitues i 130 eurove

news image

Ministrja e Financave, Hykmete Bajrami ka reaguar pas një gabimi që është bërë në listat e përfituesve të masës 15 nga Pakoja Fiskale Emergjente.

Përmes një postimi në Facebook, Bajrami u ka kërkuar falje qytetarëve të cilët, sipas saj, kanë pranuar gabimisht mesazhin se janë përfitues të 130 eurove.

Ajo ka njoftuar qytetetarët se për çfarëdo sqarimi tjetër mund të drejtohen në Qendrën për Punë Sociale në komunën ku ata jetojnë.

“Ky gabim ka ndodhur pasi Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale, përgjegjëse për masën 15 të Pakos Emergjente, ka dërguar listën jo të saktë në Ministrinë e Financave. Edhe tash kërkoj falje secilit qytetar dhe ju njoftoj se kam kërkuar përgjegjësi hierarkike dhe politike për këtë lëshim.
Për çfarëdo sqarimi tjetër mund të drejtoheni në Qendrën për Punë Sociale në komunën ku jetoni. Gabimet e tilla do t’i eliminojmë dhe do të vazhdojmë pagesën për të gjitha pikat e Pakos Emergjente”, ka shkruar Bajrami./Gazeta Sinjali/

https://www.facebook.com/hykmete.bajrami/posts/1699895046825936?__xts__[0]=68.ARBBCO1B8RUyR_GO2u9wQQpgLxUzGPniqgSKbH5BHYvQfgTw5ZtbB8byCalu7AgqSwvN7CUfQ-syL6G-2gzAHbzUvGhrn8lCyK3hjJttjKadidUnWkwiriWKcBZV2r6iNqSuvW6bEUHR5isy_52iiVX8HT2L9dexPaN3KhbqMAq2KK0ROmW_YtuImqMxEPH-tBk_Hh2yTu-gRtgrfCGt09V5Um-VBkHEhEQQ1rzPaz2bvZSBz1rziJK4zN91DhuqfYmKBx0hnxi-mb4eS8TFhf9Davets02b7n4m3rW45MWIYi4c66mSK2v1nVccT5LV5gPvphPDxzY1CDyyfGY_Mw&__tn__=-R