image Ministria e Financave zhgënjen nevojtarët për 130 eurot nga Pakoja Emergjente

Sinjalizime

Ministria e Financave zhgënjen nevojtarët për 130 eurot nga Pakoja Emergjente

news image

Ministria e Financave ka filluar t’i ekzekutojë paratë nga Pakoja Emergjente, shkruan Gazeta Sinjali.

Përmes mesazheve në telefon ministria i ka njoftuar qytetarët se janë përfitues të asistencës prej 130 euro. Por, disa qytetarë ndonëse pranuan një mesazh të tillë, nuk iu doli e vërtetë.

Sinjalizues të Gazetës Sinjali kanë dërguar fotografi ku shihet mesazhi nga MF-ja më 11 gusht, ku qytetarët janë njoftuar se janë përfitues të 130 eurove, por sot disa prej tyre janë njoftuar se ministria ka lëshuar gabim teknik kur i ka njoftuar se janë përfitues.

Shumë qytetarë kanë pritur me muaj të tërë ekzekutimin e kësaj pakoje. /GazetaSinjali/