image Ministrja Bajrami priti në takim përfaqësuesit e Aleancës Kosovare të Bizneseve

Kosovë

Ministrja Bajrami priti në takim përfaqësuesit e Aleancës Kosovare të Bizneseve

news image

Ministrja e Financave, Hykmete Bajrami, ka mbajtur takim pune me përfaqësuesit e Aleancës Kosovare të Bizneseve, të kryesuar nga kryetari Agim Shahini. Në këtë takim është diskutuar për situatën ekonomike në vend dhe për vështirësitë që ka krijuar pandemia për bizneset kosovare.

Me këtë rast, ministrja Bajrami i shpjegoi disa nga masat kryesore të Programit për Rimëkëmbje Ekonomike dhe theksoi se Qeveria e Kosovës ka inkorporuar shumë sugjerime nga asociacionet e bizneseve brenda programit qeveritar. Bajrami u zotua se Qeveria e Kosovës do të kultivojë frymën e bashkëpunimit me komunitetin e biznesit në mënyrë që politikat qeveritare të kontribuojnë në rritjen e performances së sektorit privat. 

Nga ana tjetër, përfaqësuesit e AKB-së falënderuan ministren Bajrami për pritjen dhe ofruan përkrahjen e tyre për Qeverinë e Kosovës duke nënvizuar se përmes angazhimeve të përbashkëta do të tejkalohen pasojat ekonomike të shkaktuara nga COVID-19 dhe do të kontribuohet në fuqizimin e ekonomisë së vendit. /Gazeta Sinjali/