image Ministrja Bajrami mban takim virtual me përfaqësuesit e GIZ-it

Financa

Ministrja Bajrami mban takim virtual me përfaqësuesit e GIZ-it

news image

Ministrja e Financave, Hykmete Bajrami ka mbajtur takim virtual me përfaqësuesit e “Projektit për Qeverisje të Mirë Financiare” të GIZ-it (Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit) në Kosovë, Kadri Sternberg  dhe përfaqësuesen e Ambasadës Gjermane në Kosovë, Ana Stege.

Siç njofton ministria, temë e diskutimit ishte intensifikimi i bashkëpunimit ndërmjet Ministrisë së Financave dhe GIZ-it në fushën e financave publike, projekteve që kanë për qëllim zvogëlimin e barrës administrative si dhe përditësimin e projekteve të cilat janë duke vazhduar.

Ministrja Bajrami i informoi bashkëbiseduesit me punën e Ministrisë së Financave dhe Qeverisë së Kosovës sa i përket menaxhimit të financave publike dhe krijimit të politikave për nxitjen e ekonomisë.

Ajo e falënderoi GIZ-in për mbështetjen e ofruar deri tani si dhe për gatishmërinë për të çuar më tej bashkëpunimin me institucionet e Kosovës.

Nga ana tjetër, përfaqësuesit e GIZ-it theksuan se do të vazhdojnë mbështetjen e tyre në realizimin e projekteve në Ministrinë e Financave, të cilat janë në funksion të menaxhimit të mirë të financave publike në Kosovë. /Gazeta Sinjali