Ali Sefaj, udhëheqës i Këshillit Grevist të Shërbyesve Civilë, ka deklaruar se ndalja e pagave me opinion ligjor dhe pa vendim dhe pa të drejtë ankese përben bazë të mjaftueshme për kallëzim penal dhe për keqpërdorim të detyrës zyrtare.
Kështu u shpreh ai me anë të një statusi në Facebookun e tij, raporton Paparaci.
Madje, Sefaj ka paralajmëruar ministrin e Financave, Hekuran Murati duke i thënë se do të shihen në gjykatë.
Po ashtu, ai e ka quajtur kontabilist shefin e kuletës kosovare.
“Ndalja e pagave me opinion ligjor, pa vendim dhe pa të drejtë ankese përben bazë të mjaftueshme për kallëzim penal për keqperdorim të detyres zyrtare.Ndalesa është bërë pa konfirmim të listave të grevistëve, në bazë të postimeve dhe fotografive në facebook.
Kontabilist, shihemi në gjykatë!”