Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati në një konferencë të mbajtur para pak minutave ka deklaruar se kërkesa e ministrisë nuk ka qenë të dorëzohen listat e grevistëve. Sipas tij shantazhet dhe presionet që po vijnë në drejtim të qeverisë, nga ana e SBAShK-ut nuk janë etike sepse po bëhen në kurriz të fëmijëve.
Ai ka deklaroi gjithashtu se mësimi pritet të rifillojë nesër dhe ka bërë thirrje tek prindërit që të dërgojnë fëmijët e tyre në shkolla sepse aty e kanë vendin.
“Ne kemi kërku të na paraqiten ata që janë të grevuar, sepse është e drejtë që ne të kemi listën e atyre që janë në punë. Kjo është kërku, nuk është kërku listë e grevistëve sepse ne kemi listën e grevistëve. Kjo informacion na vje prej Thesarit të Shtetit. Nuk është etike për të kërcënuar dhe shantazhuar qeverinë në kurriz të fëmijëve. Fëmijët të shkojnë në shkollë, sepse aty e kanë vendi”, tha Murati.
“SBAShK-u nuk e ka mbështetjen as të prindërve, e as të shumë mësimdhënësve sepse janë të interesuar të punojnë sepse çfardo greve në kurriz të nxënësve i dëmton nxënsit. Unë jam i bindur që nesër të gjithë mësimdhënësit do të jenë në vendin e punës, e jo ashtu siç është proklamuar nga SBAShK-u. Ftoj prindërit të dërgojnë fëmijet në shkollë, çdo ditë e humbur do të ndikojë edhe më keq që të përkeqësohet situata”, tha para mediave ministri Murati.