Ministria e FInancave, paralajmëroi auditim të veçantë për komunat, të cilat nuk ia kanë dorëzuar listat e grevistëve.
Këtë auditim të veçantë, komuna e Ferizajt e cila udhëhiqet nga Agim Aliu i PDK-së, po e cilëson si shantazh.
Në një përgjigjje të njejtit thonë se janë kundër shantazheve dhe kërcënimeve, sepse në vend të tyre mendojnë që do të duhej të ishte dialogu në mes palëve.
“Kjo shihet si mjet shantazhi për grevistët, e që ne jemi kundër shantazheve dhe kërcënimve, sepse në vend të tyre mendojm që do të duhej të ishte dialogu në mes paleve, e që nxënësit të iu kthehen sa më parë mësimit e gjithashtu edhe normalizimi edhe në administratë sepse edhe këtu po pësojn qytetarët. Më shumë se hakmarrja, është dami që po shkakton kjo krizë”, thuhet në përgjigjen e kësaj komune për Nacionalen.
/GazetaSinjali/