image Ministria e Shëndetësisë mban konferencë të jashtëzakonshme në orën 12:00

Kosovë

Njoftim/ Ministria e Shëndetësisë mban konferencë të jashtëzakonshme në orën 12:00

news image

Sot, Ministria e Shëndetësisë do të mbajë konferencë për media për situatën rreth koronavirusit në Kosovë.

Konferenca do të mbahet në orën 12:00, shkruan Gazeta Sinjali.

Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi të Ministrisë së Shëndetësisë e Kosovës.

“Me qëllim që ta mbajmë të informuar opinionin lidhur me situatën në Kosovë rreth Koronavirusit, në Ministrinë e Shëndetësisë mbahet sot, e shtunë, 14 mars 2020 një konferencë për media. Konferenca fillon nga ora 12:00”, thuhet në njoftimin e tyre.

Pas konfirmimit të dy rasteve të para me koronavirus dje në Kosovë, janë duke u testuar edhe dy persona të tjerë nga qyteti i Ferizajit, të cilët mbrëmjen e djeshme janë dërguar për në QKUK./Gazeta Sinjali/