image Ministria e Shëndetësisë lejon klinikat private të bëjnë testime për koronavirus

Shëndetësi

Ministria e Shëndetësisë lejon klinikat private të bëjnë testime për koronavirus

news image

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka nënshkruar dy udhëzime administrative, të cilat krijojnë mundësi ligjore për ofrimin e testimit për koronavirus edhe në institucionet shëndetësore private, krahas atyre publike, shkruan Gazeta Sinjali.

Këto udhëzime përcaktojnë llojin e institucioneve që mund të ofrojnë një shërbim të tillë dhe kushtet që ato duhet t’i ofrojnë ato.

“Udhëzimet përcaktojnë llojin e institucioneve që mund ta ofrojnë këtë lloj të testimit, kushtet që duhet t’i ofrojnë ato, përfshirë hapësirën, pajisjet, llojet e testimeve si dhe raportimi i tyre në baza ditore në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike”, thuhet në njoftimin e kësaj ministrie.

Udhëzimet në fjalë obligojnë institucionet të cilat do të licencohen për këto lloj testimesh, të raportojnë në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës të dhëna për llojin e testimeve të kryera, prodhuesin e testeve, instrumentin/aparatin me të cilin është kryer testi si dhe komentimin profesional të rezultatit të testimit nga specialist.

“Duke qenë që me këto udhëzime, përveç testeve molekulare për detektim të acideve nukleinike të SARS–Cov-2 që kryhen në laboratorët mjekësor të Mikrobiologjisë Klinike, lejohen të kryhen edhe testet serologjike (për detektim të antitrupave/antigjeneve kundër/të SARS-COv-2; teste të shpejta që detektojnë antigjenin e SARS-Cov-2 dhe teste të shpejta që detektojnë antitrupat kundër SARS-Cov-2, udhëzimet kanë përcaktuar edhe mënyrën e aplikimit për institucionet të cilat do të kryejnë testime laboratorike për SARS-Cov-2”, përfundon njoftimi./Gazeta Sinjali/