Ministria e Shëndetësisë së Kosovës ka thënë se banorët e Prishtinës të cilën ndodhen jashtë Komunës së Prishtinës, kanë mundësinë të kthehen më së largu deri nesër në ora 17.00.
Lajmi u bë i ditur nga Ministria e Shëndetësisë, përmes një postimi në rrjetin social në Facebook.
“Të nderuar qytetarë, siç jeni njoftuar, sonte është vendosur karantinimi i Prishtinës. Të gjithë banorët të cilët ndodhen jashtë Komunës së Prishtinës, kanë mundësinë të kthehen më së largu nesër (12 prill), deri në ora 17.00”, thuhet në njoftimin e tyre./Gazeta Sinjali/