image Ministria e Shëndetësisë jep dritën jeshile FFK-së për vazhdimin e sezonit, pritet rekomandimi i IKSHPK-së

Futboll

Futboll/ Ministria e Shëndetësisë jep dritën jeshile FFK-së për vazhdimin e sezonit, pritet rekomandimi i IKSHPK-së

news image

Ministria e Shëndetësisë ka pranuar kërkesën e FFK-së për të rinisur kampionatin.

Megjithatë, duhet të pritet edhe rekomandimi i Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik.

Këtë për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Faik Hoti.

“MSh ka pranuar kërkesën e FFK-së dhe ka kërkuar nga IKSHPK që të jap një rekomandim rreth kësaj çështje. Kur të kemi shpjegimet dhe rekomandimet e IKSHPK-së, me to do të njoftohet Federata” – tha Hoti.

Sezoni në Superligë ishte pezulluar në fillim të fazes së tretë, ndërsa janë ende edhe shumë ndeshje për t’u zhvilluar./Gazeta Sinjali/