image Ministria e Mjedisit tregon se a ka dhënë lejë për ndërtimin e hidrocentraleve

Kosovë

Sqarim/ Ministria e Mjedisit tregon se a ka dhënë lejë për ndërtimin e hidrocentraleve

news image

Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor ka bërë të ditur përmes një komunikate se kjo ministri nuk ka dhënë leje për ndërtimin e asnjë hidrocentralit të ri. Nga kjo ministri është sqaruar se kërkesa e fundit për një çështje të tillë është adresuar në vitin 2016.

Në komunikatë thuhet se kjo ministri së bashku me inspektorët e saj nuk do të lejojnë asnjë operatorë që të veprojë jashtë kornizave ligjore.

“Së pari ju njoftojmë se MMPH që nga viti 2016 nuk ka proceduar me shqyrtimin e asnjë kërkese për ndërtimin e hidrocentraleve  të reja në Kosovë. Aktualisht është bërë një plan operativ për inspektime tek të gjithë operatoret që kanë marrë dokumente përkatëse nga Zyra e Rregullatorit të Energjisë, komunave përkatëse si dhe institucioneve tjera lidhur me hidrocentralet dhe kështu nuk do të toleroj asnjë operator që të veproj jashtë kornizave ligjore të përcaktuara nga legjislacioni në fuqi”.

“Si rrjedhojë e kësaj të gjitha aplikacionet për trajtim të mëtutjeshëm do të analizohen pas përfundimit të inspektimeve si dhe do të hartohen raporte të detajuara për secilin rast veç e veç duke e pasqyruar tërë gjendjen dhe statusin e secilit rast”, thuhet në komunikatë.

Më tutje komunikata nga kjo ministri thekson se deri më tani nuk janë duke shqyrotuar asnjë dokumentacion për pajisje me leje për ndërtim të hidrocentraleve.

“Të vetëdijshëm për situatën e krijuar pas zgjedhjeve ne si MMPH të njëjtën kërkesë dhe gatishmëri do ta përcjellim edhe pas konstituimit të Kuvendit në mënyrë që ç’do hap i yni të jetë në harmoni të plotë me të. Situata e paqartë  e krijuar së fundi nga grupe të ndryshme na obligon që ta sqarojmë opinionin publik se nuk është marrë asnjë vendim sa i përket hapjes së rrugës për ndërtimin e hidrocentraleve të reja”.

“Ashtu siç theksuam më lartë, aktualisht nuk jemi duke shqyrtuar dokumentacione  për pajisje me leje të reja përkatëse nga ana e MMPH-së, kurse për politikat e ardhshme se si do të orientohen për rastet e Hidrocentraleve, do të vendosin institucionet e reja qeverisëse të vendit”, thuhet ndër të tjerash në komunikatën e kësaj ministri./Gazeta Sinjali/