Ministria e Mbrojtjes në Ukrainë përmes disa cicërimave në Twitter, ka njoftuar për të rejat rreth luftës që po zhvillohet në mes Ukrainës dhe Rusisë.
Sipas njoftimeve, armë shtesë po vijnë në Kiev për ta mbrojtur kryeqytetin. Pos armëve, shumë forca ushtarake janë transferuar në mbrojtje të kryeqytetit.
“Armë shtesë po vijnë në Kiev”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Mbrojtjes së Ukrainës.
Gjithashtu, ministria njoftoi se brigada e 58 ruse është ndaluar si rezultat i luftimeve me forcat rezistuese ukrainase.
“Betejat po zhvillohen në drejtimin verior në rrethet Peremoha dhe Hlukhiv. Kolona armike e Brigadës 58 ruse u ndalua”.
“Zëvendësministrja e Mbrojtjes e Ukrainës Hanna Malyar informon: Betejat mbrojtëse po zhvillohen në jug afër Khersonit. Njësitë e Forcave të Armatosura rimorën urën dhe u vendosën në bregun e majtë të Dnieper”.
“Disa forca dhe mjete u transferuan në mbrojtje të qytetit të Kievit”, theksohet në njoftim.
Pos, pjesës tokësore, luftime të ashpra po zhvillohen edhe në Detin e Zi.
“Grupet e marinës vazhdojnë të luftojnë në pjesën jugperëndimore të zonës së Detit të Zi”.