image Ministria e Mbrojtjes së Ukrainës: Beteja të ashpra po zhvillohen, forcat ruse përdorën 16 tanke

Botë

Ministria e Mbrojtjes së Ukrainës: Beteja të ashpra po zhvillohen, forcat ruse përdorën 16 tanke

news image

Sulmi rus mbi Ukrainën është duke vazhduar, ku është raportuar edhe për disa ushtarë dhe civil të vrarë.

Së fundmi Ministria e Mbrojtjes së Ukrainës, ka bërë të ditur se luftimet janë duke vazhduar dhe se forcat ruse janë duke përdorur edhe tanke, raporton Gazeta Sinjali.

“Luftimet po vazhdojnë në të gjithë vijën e kontaktit. Beteja të ashpra po zhvillohen. Forcat pushtuese ruse u përpoqën të çanin mbrojtjen duke përdorur 16 tanke. Ushtarët tanë përdorën raketa anti-RPG NLAW. Shkatërruan 3 tanke të armikut”, thuhet në njoftimin e tyre.

/GazetaSinjali/