Ministria e Mbrojtjes, disa ditë më parë ka bërë njoftimin për një kontratë të re, shkruan Gazeta Sinjali.
Kjo ministri që udhëhiqet nga anëtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Anton Quni, kërkon të marrë me qira disa vetura.
Për këtë tender, Ministria e Qunit ka ndarë 25 mijë euro.
“Marrja me qira e 1 deri në 3 vetura për kohëzgjatje prej 12 muajsh, sipas nevojave të Autoritetit Kontraktues, sipas kushteve të përcaktuara në DT aneks 1 ( specifikacion teknik i detyrueshëm )”, thuhet në mes tjerash në njoftim.
Kurse, takimi për hapjen e tenderëve do të bëhet më datën 20 të këtij muaji. /Gazeta Sinjali/