image Ministria e Integrimit sqaron kontratën e rreth 30 mijë eurove për web-faqe

Kosovë

Njoftim/ Ministria e Integrimit sqaron kontratën e rreth 30 mijë eurove për web-faqe

news image

Ministria e Integrimit Evropian ka sqaruar kontratën për shërbime, diajznimi, krijimi dhe mirëmbajtje të web-faqeve për nevoja të saj.

Në komunikatë thuhet se shumë e përgjithshme prej 28,500.14 eurosh është për periudhën kohore prej 36 muaj, apo tre vite 2020-2022. Sipas tyre, .n ë këtë kontratë, nuk bëhet fjalë për shumën prej 30, 000.00 euro për një vit, por kjo për shumën vjetore prej 8,333.33 euro në vit, apo afër 694.44€ në muaj.

Ministria e Integrimit Evropian sqaro se me këtë kontratë do të vazhdohet mirëmbajtja e tre web-faqeve të MIE-së dhe një databaze, e jo siç u prononcua në media të mirëmbajtjes së vetëm një web-faqeje.

Këto tre web-faqe janë ajo zyrtare e MIE-së, web-faqja e liberalizimit të vizave dhe web-faqja e re e MSA-së e cila është paraparë në Strategjinë për Komunikimin e Procesit të Integrimit Evropian 2019-2021 të miratuar nga Qeveria e Republikës së Kosovës vitin e kaluar si dhe databaza e legjislacionit të BE-së në gjuhën shqipe, e cila buron nga marrëveshja ndërshtetërore Kosovë-Shqipëri për publikimin e akteve ligjore të BE-së në gjuhën shqipe.

Sipas MIE-së, thirrja për aplikim të operatorëve ekonomikë është bërë që në dhjetor të vitit 2019. Sipas njoftimit zyrtar nga Sekretari i Përgjithshëm i kësaj ministrie, në aspektin ligjor lidhur me lidhjen e kësaj kontrate çdo dispozitë ligjore e procedurave të prokurimit është respektuar, i njëjti ka konfirmuar atë se nuk ka pengesa ligjore apo ndonjë parregullsi për vazhdimin e procedurës për finalizimin e lidhjes së kësaj kontratës se re.

Po ashtu, bëhet e ditur se mirëmbajtja e këtyre web-faqeve përfshinë “hostimin”, emëtimin – “domain”, dizejnimin në tërësi, mirëmbajtjen e përgjithshme 7/24h në bazë të kërkesës së MIE-së./Gazeta Sinjali/