image Ministria e Infrastrukturës jep detaje për vizitën e Liburn Aliut në Beograd - Sinjali

Ministria e Infrastrukturës jep detaje për vizitën e Liburn Aliut në Beograd

news image

Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu po qëndron për vizitë në Beograd për të marrë pjesë në Samitin e Hekurudhave për Ballkanin Perëndimor.

Vizitën e Aliut në këtë samit e ka bërë të ditur zëvendësministri i kësaj ministrie Hysen Durmishi.

“Në Beograd po mbahet Samiti i Hekurudhave për Ballkanin Perëndimor, e që merr pjesë edhe Kosova. Kosova përfaqësohet nga ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu”, tha Durmishi për KP.

Ndërsa i pyetur lidhur me nënshkrimin e një marrëveshjeje bashkë me ministrat e pesë vendeve të tjera të Ballkanit Perëndimor, Durmishi tha se nuk ekziston një marrëveshje dhe se atje vetëm po diskutohet për hekurudhat.

/Gazeta Sinjali/


Shpërndaje artikullin