image Ministria e Financave njofton se kur do mbahet ankandi i Letrave me Vlerë

Kosovë

Ministria e Financave njofton se kur do mbahet ankandi i Letrave me Vlerë

news image

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve përmes një njoftimi për media ka bërë të ditur se ankandi i nëntë i Letrave me Vlerë për vitin 2021 do të mbahet më 14 qershor 2021, shkruan Gazeta Sinjali.

Ky ankand do të emetojë Obligacione me maturitet 3 vjeçar në shumën prej 20 milionë euro.

“Investimi në Obligacione është investim i sigurt, i garantuar me Ligjin për Borxhin Publik, ku interesi i përcaktuar nga tregu ju garantohet për të gjithë kohëzgjatjen (3 vite) dhe është tërësisht i liruar nga tatimi.”, shkruhet në njoftim.

Të interesuarit për pjesëmarrjen në ankande për blerjen e letrave me vlerë, duhet të kontaktojnë ndonjërën nga bankat komerciale që operojnë në Republikën e Kosovës. /Gazeta Sinjali/