image Ministria e Financave merr edhe një vendim për shtyerje të pagesave

Kosovë

Ekonomi/ Ministria e Financave merr edhe një vendim për shtyerje të pagesave

news image

Ministri i Financave dhe Transfereve, Besnik Bislimi, ka nxjerrë vendim për shtyerjen e afatit për lëshimin e faturave të tatimit në pronë, pagimin e këstit të parë për vitin 2020, si dhe shtyrjen e afatit për paraqitjen e ankesave ndaj faturave të tatimit në pronë dhe çertifikatave të vlerave të vlerësuara.

Për zbatimin e këtij vendimi ngarkohen Departamenti i Tatimit në Pronë në Ministrinë e Financave dhe Transfereve dhe Zyrat e Tatimit në Pronë në Komuna.

Kujtojmë që dje, zëvendëskryeministri, Avdullah Hoti, tha se Banka Qendrore e Kosovës në konsultim me bankat tjera do të përgatisin një plan dhe të shtyejnë pagesat e kredive të klientëve deri më 30 prill 2020./ Gazeta Sinjali/