image Ministria e Ekonomisë ndërmerr vendimin për ndryshimin e urdhëresës së 23 marsit

Kosovë

Dokument/ Ministria e Ekonomisë ndërmerr vendimin për ndryshimin e urdhëresës së 23 marsit

news image

Ministrja në detyrë e Ekonomisë, Punësimit, Tregtisë, Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Investimeve Strategjike, Rozeta Hajdari ka ndërmarrë vendim për ndryshimin dhe plotësimin e Urdhëresës së 23 marsit për mbarëvajtjen e veprimtarive ekonomike gjatë emergjencës së shëndetit publik.

Në vendimin për ndryshimin dhe plotësimin e Urdhëresës thuhet se ndalohet ‘ndërtimi i projekteve të ujit’ e klasifikuar me kodin 42.91.

Ndërsa u shtua se në ndërtimet e ndaluara përfshihen edhe ndërtimet e rrugëve të ujore, porteve, punimeve lumore, porteve të rekreacionit etj./ Gazeta Sinjali/