Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka shkruar se ka proceduar në Qeveri projektligjin për themelimin e Gjykatës Komerciale, transmeton Gazeta Sinjali.
“Në përputhje me zotime tona, sot e proceduam në Qeveri, projektligjin për themelimin e Gjykatës Komerciale, si një mekanizëm i veçantë, i cili i hap rrugë investimeve nga bashkatdhetarët tanë dhe investimeve të huaja në Kosovë.”
“Falënderoj gjithë anëtarët e grupit punues për kontributin e jashtëzakonshëm që kanë dhënë gjatë këtyre ditëve”, ka shkruar ajo./Gazeta Sinjali/