image Ministria e Drejtësisë nuk e di se ku do t'i vendosë të burgosurit e Gjilanit për t'ia lëshuar vendin atyre danezë

Siguri

Ministria e Drejtësisë nuk e di se ku do t’i vendosë të burgosurit e Gjilanit për t’ia lëshuar vendin atyre danezë

news image

Sipas një marrëveshje që pritet të nënshkruhet në fillim të javës së ardhshme, Kosova do t’ia lëshojë me qira 300 qeli burgu Danimarkës. Destinacioni i danezëve pritet të jetë Qendra Korrektuese e Gjilanit, shkruan Gazeta Sinjali.

Por Ministria e Drejtësisë ende nuk ka vendosur se ku do t’i transferojë të burgosurit e Gjilanit. Këshilltari ligjor i Ministrisë së Drejtësisë, Eris Hana, tha se kjo ministri është duke punuar që të gjejë mënyra efikase për transferimin e të burgosurve.

Jemi në bashkëpunim me Shërbimin Korrektues të Kosovës, t’i ndjekim të gjitha procedurat e brendshme dhe të gjejmë mënyrat më efikase për transferimin e tyre në institucionet tjera korrektuese”, tha ai në RTV Dukagjini.

Marrëveshja Kosovë – Danimarkë që duhet të ratifikohet në Kuvend dhe pritet të ketë kohëzgjatje prej 10 vitesh, sipas MD-së, do t’i sjellë Kosovës fitim në vlerë prej 210 milionë eurosh.

/GazetaSinjali/