image Ministria e Bujqësisë nënshkruan kontratat: 850 fermerë përfitojnë grante në vlerë prej 29 milionë euro

Kosovë

Ministria e Bujqësisë nënshkruan kontratat: 850 fermerë përfitojnë grante në vlerë prej 29 milionë euro

news image

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural ka bërë nënshkrimin e kontratave të para të përfituesve të “Programit për Zhvillim Rural 2020-21”, shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas këtij programi, rreth 850 fermerë pritet të përfitojnë grante në vlerë prej 29 milionë euro.

Në ceremoninë solemne të nënshkrimit të gjashtë kontratave të para, kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti tha se bujqësia po e merr vëmendjen e plotë gjatë qeverisjes së tij.

“Bujqësia po e merr vëmendjen e plotë që duhet të ketë dhe përtej kësaj edhe në fondin për rimëkëmbje ekonomike duke dyfishuar subvencionet në pjesën e Bujqësisë, prej të cilave besoj që pjesa më e madhe do të arrihet që të paguhet brenda këtij viti”, tha Hoti.

E, ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Besian Mustafa iu premtoi mbështetje bujqve, derisa tha se në këtë periudhë të pandemisë kanë dyfishuar subvencionet karshi tyre.

Falë punës sonë në krijimin e kushteve dhe kritereve të barabarta për bujqit dhe rritjen e transparencës në ndarjen e këtyre granteve kemi arritur të përfitojmë edhe 5 milionë euro nga BE-ja për t’iu ndarë grante bujqve tanë t’i lehtësuar tejkalimin e COVID-it. Së shpejti do të shpallim edhe thirrjen e dytë për aplikim për grante në gjithsej nga programi për zhvillim rural 2020-2021 presim të kemi 850 përfitues të granteve në vlerë prej 29 milionë euro nga Ministria e Bujqësisë që do të krijonte 2500 vende të reja të punës. , tha ai./Gazeta Sinjali/