image Ministria e Bujqësisë ia kthen Haradinajt: Nuk ka vendim për uljen e subvencioneve

Politikë

Ministria e Bujqësisë ia kthen Haradinajt: Nuk ka vendim për uljen e subvencioneve

news image

Ministria e Bujqësisë ka reaguar përmes një komunikate për shtyp duke quajtur të pavërteta informacionet se ka pasur ulje të subvencioneve për vreshtarët, transmeton Sinjali.

Sipas Ministrisë është opinioni i cili nuk duhet të bie pre e lajmeve të rrejshme ngase për çdo vendim ata do të njoftohen. Sot gjatë ditës është kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj tha se ministria ka ulur subvencionet për fermerët nga 1 mijë euro në 400 euro.

“Ministria njofton të gjithë fermerët me theks të veçantë vreshtarët se nuk ka asgjë të vërtetë në këtë lajm dhe se Ministria e Bujqësisë deri më tani nuk ka marrë kurrfarë vendimi për uljen ose ngritjen e kësaj kategorie apo të çdo kategorie tjetër të mbështetjes përmes Programit të Pagesave Direkte – Subvencioneve. Kërkojmë nga opinioni publik që mos të bien pre e lajmeve dhe reagimeve të tilla, por të përcjellin vetëm informatat zyrtare të cilat i plason në publik institucioni ynë”, thuhet në këtë reagim./GazetaSinjali/