image Haradinaj i reagon ashpër Qeverisë për subvencionet në vreshtari

Politikë

Haradinaj i reagon ashpër Qeverisë për subvencionet në vreshtari

news image

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka shkruar se Qeveria e Kosovës ka zbritur subvencionet për vreshtarët dhe nga 1 mijë ero sa ishin tani do të subvencionohen me 400 euro. Ai ka kërkuar shfuqizimin e vendimit, transmeton Sinjali.

 “Ky veprim i Qeverisë është prerje në besë ndaj premtimeve dhe pritjeve të vreshtarëve për rritjen e subvencionimit të premtuar. I rekomandojmë Qeverisë së Kosovës që të shfuqizojë këtë vendim dhe të vendos të kundërtën, rritjen e subvencioneve për vreshtarët.

Vreshtaria është burim i jetës për më shumë se 4 mijë e 700 familje e gjithashtu potencial për rritjen e eksportit, andaj nuk duhet të shkurtohet përkrahja për ta”, ka shkruar ai.

/GazetaSinjali/