image Ministria e Arsimit paralajmëron mbylljen e shkollave, nëse situata pandemike përkeqësohet

Arsim

Ministria e Arsimit paralajmëron mbylljen e shkollave, nëse situata pandemike përkeqësohet

news image

Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka paralajmëruar mbylljen e shkollave, nëse situata pandemike në vend përkeqësohet, shkruan Gazeta Sinjali.

“Ministria e Shëndetësisë dhe IKShPK, bazuar në Ligjin për parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19, nëse situata pandemike përkeqësohet, mund të marrin vendim për mbylljen e shkollave”, thuhet në komunikatën e kësaj ministrie.

Prandaj, MASH ka kërkuar nga task forcat e shkollave dhe të Drejtorive Komunale të Arsimit që, përveçse të kujdesen për zbatimin e të gjitha masave, të vlerësojnë edhe situatën dhe ato shkolla që kanë vështirësi në organizim, të respektojnë vendimin e Ministrisë së Arsimit për fillimin e vitit të ri shkollor 2020-2021 në kushte pandemie dhe të kalojnë në mësim online, sipas Protokolit të reagimit ndaj pandemisë COVID-19 në shkolla dhe Udhëzuesit të MASh.

Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASh), po ashtu u ka bërë thirrje menaxhmentit të shkollave, mësimdhënësve, nxënësve, prindërve dhe kujdestarëve ligjorë, për kujdes të shtuar në shkolla, në oborret e shkollave dhe në afërsi të tyre, në mënyrë që të jepet kontributi nga të gjithë për ruajtjen e shëndetit të përgjithshëm.

Ndërkaq, nga Drejtoritë Komunale të Arsimit (DKA), kjo ministri ka kërkuar që të kujdesen për dezinfektimin e vazhdueshëm dhe mirëmbajtjen e shkollave sipas rekomandimeve të IKShPK-së, MSh-së dhe Udhëzuesit për organizmin e mësimit në kushte pandemie./Gazeta Sinjali/