Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë ka njoftuar se nesër do të bëjë publik raportin e vlerësimit ndërkombëtar të nxënësve PISA 2019.
Kjo u bë e ditur përmes një komunikate dërguar për media nga MAShT-i.
“Nesër, e martë (3 dhjetor 2019), në një konferencë për media, ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi do të bëjë publik raportin e vlerësimit ndërkombëtar të nxënësve PISA 2018”, bëhet e ditur nga Ministria e Arsimit.
Konferenca mbahet në ambientet e kësaj ministrie, në ora 11:00./Gazeta Sinjali/