image Ministria e Arsimit merr vendim për ndarjen e bursave për nxënësit e drejtimeve profesionale

Arsim

Ministria e Arsimit merr vendim për ndarjen e bursave për nxënësit e drejtimeve profesionale

news image

Ministria e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë ka marrë vendim që të ndajë bursa për nxënësit e Institucioneve të Arsimit dhe Aftësimit Profesional, raporton Gazeta Sinjali.

Këtë vendim MAShT ka njoftuar se e ka marrë me qëllim të përkrahjes më të madhe për Arsimin dhe Aftësimin Profesional, si dhe punësimin.

MAShT ka nënshkruar që përmes këtij vendimi të ndahen 90 bursa për nxënësit në drejtimet deficitare, si dhe bursa për vajza në drejtimet teknike.

Këto bursa do të ndahen nga Ministria e Arsimit dhe projekti ‘LuxDev KSV/020’ për vitin shkollor 2021/2022, i cili parasheh që MAShT t’i ndajë 40 bursa, kurse nga projekti i ‘LuxDev KSV/020’ do të jenë 50 sosh.

20 nga bursat e ministrisë do të jenë për nxënësit e IAAP-ve në drejtimet deficitare, ndërsa 20 të tjera për vajzat në drejtimet teknike.

Vlera e bursës do të jetë 500 euro për vit shkollor.

Bursat do të ndahen për nxënësit që i plotësojnë kriteret e përcaktuara sipas UA 136/2020.

Konkursi pritet të shpallet bashkë me konkursin për regjistrimin e nxënësve në klasat e dhjeta./Gazeta Sinjali/