image Ministria e Arsimit u kërkon drejtorive komunale numrin e saktë të mësimdhënësve shtatzëna, të gjitha do të lirohen nga puna

Sociale

Ministria e Arsimit u kërkon drejtorive komunale numrin e saktë të mësimdhënësve shtatzëna, të gjitha do të lirohen nga puna

news image

Pas vendimit të qeverisë që gratë shtatzëna të lirohen nga puna në sektorin publik dhe atë privat, Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit ka kërkuar nga drejtoritë komunale të Arsimit, numrin e saktë të mësimdhënësve shtatzëna, raporton Gazeta Sinjali.

Kjo kërkesë, sipas kësaj ministrie, është bërë me qëllim të mbrojtjes së shëndetit të grave dhe fëmijëve.

Ndonëse ato do të lirohen nga puna, MAShT garanton se nxënësit nuk do t’i humbin orët e mësimit.

“Në bashkëpunim edhe me Fakultetin e Edukimit, komunat dhe shkollat, MAShTI do të sigurohet që nxënësit të mos të humbin orët mësimore, njëkohësisht grave shtatzëna t’u realizohet e drejta e tyre”, thuhet në njoftimin e kësaj ministrie./Gazeta Sinjali/