image Ministria e Arsimit deklarohet për rastin e profesorit nga Vushtrria

Arsim

Ministria e Arsimit deklarohet për rastin e profesorit nga Vushtrria

news image

Zëvendësministri i Arsimit, Dukagjin Pupovci ka folur pas bullizmit që i është bërë profesorit nga Vushtrria.

Profesori i biologjisë, ditë më parë kishte publikuar një video duke vallëzuar, ku kishte pasur reagime që të merren masa karshi këtij veprimi.

Pupovci tha se secili njëri është i lirë në shtëpinë e tij.

Ai pas raportimit në Komisionin për Mbikëqyrjen e Financave Publike shprehet se nuk e kanë parë të arsyeshme të reagojnë në lidhje me këtë rast.

 “Nuk e kemi parë të arsyeshme të reagojmë për një çështje krejtësisht private të njeriut. Unë mendoj që tani edhe opinioni në një mënyrë ka marrë qëndrim rreth asaj dhe nuk kam çfarë të shtoj, secili është i lirë të bëjë çfarë të dojë në shtëpinë e vet”, ka deklaruar Pupovci.

Ditë më parë, deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fjolla Ujkani e ka quajtur të pahijshme dhe degjeneruese veprimin e profesorit Lulëzim Paci. E cila pas reagimeve të shumta ajo i ka kërkuar falje publike.

/Gazeta Sinjali/