image Ministri Vitia kërkon ndihmë nga organizatat ndërkombëtare ndaj koronavirusit

Kosovë

Takimi/ Ministri Vitia kërkon ndihmë nga organizatat ndërkombëtare ndaj koronavirusit

news image

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia priti në takim sot ambasadoren e Republikës së Francës në Kosovë, Marie-Christine Butel., ku kanë diskutuar për gjendjen emergjente dhe rezervat e pakta që ka shteti i Kosovës. Ministri i ka treguar ambasadores që ka kërkuar asistencë nga organizatat ndërkombëtare për gjendjen me Covid-19.

“Ky është një problem sfidues edhe për shtetet më të zhvilluara, ndërsa konsideroj se si shtet i ri kemi ndërmarrë veprimet e duhura përmes masave emergjente. Nga 16 personat e prekur me Koronavirus, shumica prej tyre janë familjarë të rasteve të shfaqura në fillim dhe kjo është zbuluar falë praktikës së gjurmimit të kontakteve të tyre”, ka deklaruar gjatë takimit ministri Vitia.

Ministri Vitia, gjithashtu, e njoftoi ambasadoren znj.Marie-Christine Butel se janë zhvilluar edhe takime me përfaqësues të spitaleve private, shoqatave dhe organizatave të komunitetit mjekësor dhe farmaceutik për të qenë të koordinuar lidhur me situatën me koronavirusin.

Në anën tjetër, ambasadorja franceze e falënderoi Ministrin Vitia për të gjitha këto informata që, sipas saj, kanë ndikuar që Kosova të jetë më e mbrojtur nga virusi i Covid -19./ Gazeta Sinjali/