image Ministri Vitia apelon te qytetarët të kenë parasysh 8 pika për shmangien e koronavirusit

Kosovë

Siguri/ Ministri Vitia apelon te qytetarët të kenë parasysh 8 pika për shmangien e koronavirusit

news image

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, përmes një konference të mbajtur për parandalimin e koronavirusit, ka përmendur 9 pika se si duhet të veprojnë qytetarët në raport me masat e marra për shmangien e koronavirusit.

“Ne apelojmë te qytetarët që për shkak të koronavirusit të na ndihmojnë me informacione shtesë nëse kanë nga OBSH”, është shprehur Vitia.

Ai ka theksuar që të gjitha rastet e dyshuara do t’i monitorojnë dhe të tregojnë për çdo person të infektuar nëse veç ndodhë të ketë ndonjë rast.

Pikat që ministri ka përmendur për masat që duhet marr nga qytetarët janë si në vijim

  1. Individët të praktikojnë masa parandaluese të përditshme siç janëhigjiena, larja e duarve të bëhet shpesh.
  2. Të mbahet të paktën një metër distancë nga njerëzit e tjerë.
  3. Të shmangen sa më shumë nga vendet publike.
  4. Të ndalohet veprimtaria në restorante apo kafiteri pas orë 23:00.
  5. Të mbahet distancë së paku 1.5 metra në tavolina të kafiterive
  6. Kompanitë të hartojnë plane për të liruar nga puna punëtorët, nëse është mundësia të punojnë nga shtëpia.
  7. Personat e rritur me sëmundje kronike të shmangin transportin piublik.
  8. Të shmangin udhëtimet në vendet që janë të rrezikuar nga koronavirusi.

Minisitri Vitia ka theksuar që këto masa për të parandaluar koronavirusin janë po aq të rëndësishme sa masat që ka ndërmarrë qeveria./ Gazeta Sinjali/