image Ministri ukrainas: Banorëve të Kievit u janë shpërndarë 25 mijë armë dhe 10 milionë fishekë

Evropë

Ministri ukrainas: Banorëve të Kievit u janë shpërndarë 25 mijë armë dhe 10 milionë fishekë

news image

Forcat ruse po avancojnë drejt qendrës së Kievit, autoritetet ukrainase thanë se u kanë shpërndarë qytetarëve mijëra armë.

Një total prej 25,000 armëve automatike si dhe 10 milionë fishekë janë shpërndarë, tha ministri i Brendshëm i Ukrainës, Denys Monastyrsky, përmes një videoje të publikuar të shtunën, shkruan REL, përcjell Gazeta Sinjali.

Ai po ashtu shtoi se edhe armë anti-tank janë shpërndarë.

Kievi do ta mbrojë veten”, tha ai.

Monastyrsky tha se qytetarët po angazhohen vet që të mbrojnë shtëpitë e tyre.

/GazetaSinjali/