image Ministri sllovak Lajcak pranon se është propozuar për emisar të BE-së në dialogun Kosovë-Serbi

Politikë

Dialogu/ Ministri sllovak Lajcak pranon se është propozuar për emisar të BE-së në dialogun Kosovë-Serbi

news image

Ministri i Punëve të Jashtme të Sllovakisë, Miroslav Lajcak, ka pranuar se është propozuar për emisar të Bashkimit Evropian (BE) në dialogun Kosovë-Serbi.

Ai ka thënë se pas zgjedhjeve të përgjithshme në Sllovaki do të marrë një vendim final për angazhimin e tij politik brenda dy javëve në vazhdim.

Lajcak i cili është përfolur si Përfaqësues i mundshëm Special i BE-së për dialogun Prishtinë-Beograd, ka thënë se nuk e sheh veten teksa merret me politika të brendshme.

“Duket se do të mbetem i përkushtuar për Ballkanin gjithë jetën time. Në këtë moment, sido që të jetë, jam duke analizuar disa oferta të ndryshme, por njëra nga to është nga rajoni. S’kam ndaluar asnjëherë së qeni diplomat”, ka thënë Lajcak, shkruan agjencia sllovake e lajmeve TASR.

Ndryshe, Lajcak këto ditë pritet të takohet edhe me presidentin e Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, me rastin e konferencës së Sigurisë në Mynih të Gjermanisë që mbahet më 14 dhe 16 shkurt./GazetaSinjali/