image Ministri shqiptar në Malin e Zi: Kurti, Rama e Abazoviq të ulen dhe të bisedojnë për Ballkanin e Hapur

Rajon

Ministri shqiptar në Malin e Zi: Kurti, Rama e Abazoviq të ulen dhe të bisedojnë për Ballkanin e Hapur

news image

Ministri i Administratës Publike në Malin e Zi, Marash Dukaj tha se nisma për Ballkanin e Hapur nuk është e suksesshme nëse në të nuk përfshihen të gjitha shtetet.

Dukaj sugjeron që tre kryeministrat shqiptarë, Edi Rama, Albin Kurti dhe Dritan Abazoviq të ulen dhe të diskutojnë.

“Mendoj se Ballkani i Hapur ka zgjuar interesim të madh muajt e fundit. Vlerësoj ndoshta është gabuar me hapat në fillim. Çdo gjëje të rëndësishme është që mirë të prezantohen. Vetë ideatorët është dashur që më në detaje të ulen jo vetëm 2-3, por me të gjithë kryeministrat dhe ta sqarojnë këtë çështje. Për fat të keq një grup tjetër këtë e keqpërdor”.

“Unë vlerësoj se çdo gjë që përkrahet apo sugjerohet nga SHBA duhet seriozisht të shqyrtohet. Vlerësoj e Ballkani i Hapur duhet të diskutohet në nivele më të larta. Zoti Rama së bashku në fillim me Kurtin dhe Abazoviç të ulen dhe të bisedojnë. Nëse nuk janë të gjitha shtetet mendoj se nuk është i suksesshëm. Duke njohur të gjithë kryeministrat në mënyrë të posaçme shpresoj se në të ardhmen çështja e Ballkanit të Hapur do të sqarohet”, tha ai për ABCnews.

/GazetaSinjali/